|
Ju lutemi vini re Cmimet e meposhtme jane cmimet e pakices qe biznesi aplikon normalisht me klientelen e vendit. Totalit te porosise ne me tutje do ti shtojme: 1- pagesen per sherbimin ne vend. 2- pagesen e sherbimit te dhurata.com |
|
Dita me e shpejte e kryerjes se porosise:
8 shkurt 2012 (E merkure)
|
|
Dhurata.com ne Tirane bashkepunon me disa nga dyqanet me te mira te luleve ne Tirane per te pergatitur buqetat me lule te fresketa qe do ju paraqiten ne vazhdim.
Ne do ta shkruajme mesazhin tuaj ne nje kartoline te posacme qe marresi do ta gjeje ne mes te buqetes. Ne do tju dergojme nje fotografi dixhitale nga momenti i dorezimit te dhurates. Nese marresi nuk deshiron te dali ne fotografi ne do te fotografoje vetem lulet. Ne do te perpiqemi ne maksimum qe dergesa te behet surprize, por ne nuk mund ta garantojme surprizen. Ne do ta telefonojme marresin nese adresa eshte e paqarte ose nese nuk i gjejme ne shtepi. Ne rastin e rralle kur adresa perseri nuk gjehet, marresit do ti kerkohet qe te dali diku prane shtepise. Prandaj ju lutemi qe adresa te jete sa me e sakte, dhe pershkrimi i vendndodhjes me fjalet tuaja te jete sa me i hollesishem. Per cdo pyetje apo sugjerim ju lutemi te na kontaktoni ne Shqiperi ose Kanada . |
|
|
|
Lulet ne Tirane |
|
Lulet jane jete, me lulet njeriu kenaqet, clodhet dhe enderron.. Tirana, si shume qytete te tjera te Shqiperise, eshte nje qytet qe i ka pasion lulet. Ato i kemi neper dhomat tona, i kemi ne ballkonet tona, ne oborret e shtepive, neper lulishte. Ne vitet e fundit eshte shtuar numuri i dyqane te dedikuara per shitjen e luleve si dhe po permiresohet cilesia e llojshemria e luleve qe sherbejne. Sidoqofte akoma jo te gjitha jane te furnizuare ritmikisht. Ne Tirane ndodhet Kopshti Botanik i Shqiperise. Ndertimi per kopshtin botanik ka nisur ne vitin 1964 dhe ka perfunduar ne vitin 1971. Ai ze nje siperfaqe prej rreth 15 ha dhe shtrihet ne shpatet kodrinore jugore te Tiranes. Kopshti Botanik eshte institucioni i vetem ne Shqiperi, me karakter kerkimor, kulturor dhe edukues. Ne vitin 1981 u publikua per here te pare Treguesi i Farave (Index Seminum), i cili shkembehet me rreth 160 Kopshte Botanike ne mbare boten. Ne kete menyre shkembehen vazhdimisht fara dhe informacion shkencor per floren dhe bimesine e Shqiperise. Ky kopsht eshte anetar i Internacionales se Ruajtjes se Kopshteve Botanike (BGCI, Botanical Garden Conservation International), dhe ka qene mjaft aktiv ne disa projekte, si Interreg II, Corine, Emerald, Peen-See, etc. |

Se imagjinoni dot gezimin e time eme ne momentin qe mori lulet
Irena Fasko, Itali9 Maj 2010