Sa e sigurt eshte te paguash me karte krediti ne internet?
  Anketimet tregojne se frika me e madhe e konsumatoreve ne lidhje me blerjet ne internet eshte mundesia e vjedhjes se numurit te kartes se kreditit. Ndoshta kjo eshte edhe frika juaj.
Le ta themi qarte qe ne fillim: nese ju keni besim ne seriozitetin e njerezve qe zoterojne sitin kjo frike eshte teresisht e pabazuar.

Te shohim me hollesisht se cfare ndodh ne te vertete me informacionin e kartes suaj te kreditit dhe cilat jane "rreziqet".
Te dhenat e kartes se kreditit te perdorur per blerje ne internet kalojne ne keto dy hapa:
  • Nga kompiuteri juaj ne kompiuterin (e quajtur server), i cili ju dergon faqen qe kerkon te dhenat e kartes suaj.
    Ky kompiuter(serveri) mundet ose ti ruaj te dhenat e kartes suaj (per ti pasur gati gjate blerjeve tuaja te mevonshme), ose ti dergoje direkt ne hapin e meposhtem.
  • Nga serveri ne kompiuterat e kompanise se kartes suaj si Visa, MasterCart, AmericanExpress etj.

Ketu ka dy momente ne te cilat "teorikisht" dikush mund te vjedhe te dhenat e kartes suaj:
  1. ndersa transmetohet nga nje kompiuter ne tjetrin.
  2. ndersa ruhet ne nje kompiuter.

Sa i madh eshte rreziku a?
Kompiuterat sot kane aftesi ta kodojne (sigurojne) informacionin qe dergojne tek njeri-tjetri. Kjo do te thote qe edhe ne se dikush arrin te interceptoje (te kapi) informacionin gjate transmetimit (si dikush qe i rremben letren postierit) ai perseri nuk mund ta lexoje kete informacion.
Eshte e padiskutueshme qe te dhenat e kartes suaj te kreditit jane shume me teper te sigurta duke levizur te koduara permes rrjetit kompiuterik, sesa per shembull te komunikohen me telefon apo bile edhe sesa te udhetonin ne nje makine te blinduar e te shoqeruar me roje te armatosura.
Ne fund te fundit, mos harroni qe edhe ne rastin kur ju e perdorni karten ne nje restorant, hotel, agjensi udhtimesh etj, te dhenat e kartes do te transmetohen sidoqofte vetem nepermjet rrjetit kompiuterik.
Te gjithe website-t sot perdorin lidhje te koduara ne te gjitha rastet kur transmetojne te dhena sekrete.
Per tu siguruar qe te dhenat qe ju po jepni ne internet do te transmetohen te koduara, ju mund te kontrolloni qe adresa e internetit te ketyre faqeve te filloje me "https" si dhe qe nje dryn i vogel i kycur te shfaqet ne fund djathtas te ekranit.

Sa i madh eshte rreziku b?
Nese te dhenat e kartes suaj te kreditit nuk rregjistrohen fare, ky rrezik eshte absolutisht 0. Dhurata.com nuk i rregjistron te dhenat e kartave te kreditit.
Kompanite qe i ruajne te dhenat e kartave te kreditit e bejne vetem per te lehtesuar proceduren e pagesave te perseritura dhe marrin masa ekstreme sigurie.

Si konkluzion, rreziqet e siperpermendura jane fare te paperfillshme krahasuar me rastin kur karta e kreditit i jepet nje shitesi, recepsionisti, kamarieri apo nje agjenti turistik etj.

Se fundi dhe jo me pak e rendesishme, pergjegjesia juaj ne rastin e vjedhjes se numurit te kartes se kreditit, kufizohet ne maksimumi 50 dollare. (Lexoni me kujdes informacionin me shkronja te vogla ne kontraten tuaj me kompanine qe ju ka dhene karten)

Ju rekomandojme qe gjithashtu te lexoni sa e sigurt eshte te paguash me karte krediti tek dhurata.com?
Dhe nese i gjithe ky "hartim" nuk ju bindi, klikoni ketu per menyra te tjera pagese.
Nese keni ndonje pyetje apo shqetesim ju lutemi .