KATEGORITE

Termat dhe Kushtet e sherbimit te luleve, dhuratave e blerjes online

Te gjitha blerjet e bera nepermjet ketij siti jane subjekt i kushteve, kufizimeve dhe rregullave te meposhteme te sherbimit.
  • Dergesa ne oren e preferuar
    Ne garantojme dergesen e dhurates ne diten e kerkuar por nuk garantojme dergesen e dhurates ne oren tuaj te preferuar.
    Per dergesat ne Tirane ne arrijme ta respektojme orarin e preferuar ne mbi 90% te rasteve.
    Per dergesat neper rrethet e Shqiperise ne arrijme ta respektojme orarin ne mbi 70% te rasteve.
    Per dergesat neper fshatra ne arrijme ta respektojme orarin ne rreth 60% te rasteve.
    Perjashtim nga me siper bejne ditet e vecanta si 14 shkurt, 8 Mars, 25, 28, 29, 30 Dhjetor ne te cilat orari eshte shume me i veshtire qe te respektohet.
    Per dergesat e luleve dhe dhuratave jashte Shqiperise ne rregjistrojme vetem daten e dergimit dhe jo oren e dergimit. Ora e dergimit eshte teresisht e papercaktuar. Dyqanet e luleve neper bote zakonisht e marrin ne telefon marresin perpara se te bejne dergesen.
    Ju ketu pranoni qe te mos ankoheni apo te na mbani pergjegjes per mos dergimin ne orarin e preferuar.

  • Dergesa e dhurates si surprize
    Ne perpiqemi ne maksimum qe dergesa te behet surprize, por ne nuk e garantojme surprizen.
    Ne do ta telefonojme marresin nese adresa eshte e paqarte ose nese nuk i gjejme ne shtepi.
    Ne rastin e rralle kur adresa perseri nuk gjehet, marresit do ti kerkohet qe te dali diku prane shtepise.
    Ju ketu pranoni qe te mos ankoheni apo te na mbani pergjegjes per mos realizimin e surprizes.

  • Kerkesa te vecanta per realizimin e dhurates
    Ne perpiqemi ne maksimum qe te plotesojme cdo kerkese te vecante qe ju keni ne lidhje me realizimin e dhurates.
    Por ne NUK GARANTOJME plotesimin e ketyre kerkesave.
    Ju ketu pranoni qe te mos ankoheni apo te na mbani pergjegjes per mos realizimin e kerkesave tuaja te vecanta.

  • Konfirmimi i kryerjes se porosive ne Shqiperi
    Ne nuk garantojme qe do tju dergojme emailin e konfirmimit te kryerjes se porosise brenda dites se kryerjes se porosise. Ne shume raste ju do ta merrni kete email ne diten e neserme.
    Ju ketu pranoni qe te mos ankoheni apo te na mbani pergjegjes per mos dergimin e emailit te konfirmimit.

  • Konfirmimi i kryerjes se porosive neper Bote
    Ne nuk do ju njoftojme per te konfirmuar kryerjen e porosive me destinacion jashte Shqiperise.
    Ky kufizim vjen per shkak se shumica e kompanive nderkombetare te dergimit te dhuratave dhe luleve nuk e kane sherbimin e konfirmimit te ekzekutimit te dergeses.
    Ju vete mund ta kontaktoni marresin ne fund te dites dhe te siguroheni qe porosia eshte kryer.
    Sic e shkruajme dhe me lart, ne rast se dergesa nuk eshte bere ne diten e caktuar ju keni te drejte te anulloni porosine dhe ne do tju rimbursojme sipas Politikes sone te Rimbursimit .

  • Tarifat e sherbimit dhe marresi i dhurates
    Zakonisht marresi i luleve apo dhurates nuk e di shumen totale qe ju keni paguar.
    Nese ju i tregoni marresit totalin qe keni paguar ju duhet ta sqaroni sa me mire edhe per tarifat e sherbimit per te cilat ju vete jeni plotesisht te ndergjegjshem.

  • Ndryshimi apo anullimi i porosise
    Per te ndryshuar/korrigjuar/anulluar nje porosi, ju duhet te na kontaktoni te pakten 24 ore perpara kryerjes se porosise.

  • Rimbursimi i pageses
    Per cdo mangesi te sherbimit (qe nuk ben pjese ne kufizimet e mesiperme), ne do tju rimbursojme sipas Politikes sone te Rimbursimit .

Keto kushte, kufizime dhe rregulla mund te ndryshojne ne cdo kohe pa paralajmerim.

Ju lutemi te lexoni edhe Mbrojta e te dhenave personale si dhe Politiken e Rimbursimit .

Ky website eshte ndertuar, po mirembahet, zhvillohet, e menaxhohet si dhe eshte ne pronesi te CodePassion Internet Services Inc.

Parandalimi i blerjes me karte krediti pa autorizimin e te zotit te kartes
Nje rast i tille do te demtonte si pronarin e kartes ashtu edhe dhurata.com.
Per te parandaluar kete mundesi, ne me ane te kompanive te kartave te kreditit bejme verifikimin e adreses.
Adresa juaj (e bleresit) duhet te jete e njejte me adresen e kartes se kreditit.
Ne dyshimin me te vogel ne do te telefonojme bleresin per te bere verifikimin e identitetit.

Nese keni ndonje pyetje apo shqetesim ju lutemi na kontaktoni .


Vazhdoni me porosine tuaj »