|
Pagesa per sherbimin ne vend Kjo pagese i shtohet cmimit origjinal te dhurates dhe sigurisht qe perfshihet ne totalin qe ju do te pagoni. Marresi i dhurates nuk paguan asnjehere asgje. Kjo pagese mbulon: - Marrjen dhe percielljen e porosise nga perfaqesia e dhurata.com tek biznesi perkates me goje me telefon dhe vetem ne pak raste me fax apo email. - Personalizimin e porosise si dhurate per marresin. - Postimin e porosise ne destinacionin e kerkuar (vetem kur porosia do te dergohet me poste). - Dergimin e porosise ne destinacion sa me afer kohes se caktuar dhe ne rastet me te shumta si surprize. Kjo veshtiresohet ne maksimum nga mungesa e nje sistemi te qarte adresash ne Shqiperi. - Telefonimin e mundshem te marresit te porosise ne celular ose telefon fix. Kjo pagese varet shume nga shuma qe aplikon biznesi per sherbimin ne shtepi, si dhe nga menyra e transmetimit te porosive tek biznesi (telefon, fax apo email). Kjo pagese eshte fikse dhe nuk varet nga sasia e artikujve apo shuma e porosise (me perjashtim te rasteve kur porosia dergohet me poste ku tarifa postare varet nga pesha dhe vellimi). Kur biznesi sherben ne me shume se nje qytet kjo pagese mund te jete e ndryshme per qytete te ndryshme. |
|