CATEGORIES

Frequently asked questions

Please note that this page is not fully translated in English.
While we are working on the translation please don't hesitate to contact us for any question on our flowers, gifts, shopping, delivery, payment ect.

Me poshte jane renditur nje numur pyetjesh te cilat i kane lindur klienteve, si dhe pergjigjet perkatese.
Ju lutemi lexojini dhe nese perseri nuk e gjeni pergjigjen e pyetjes suaj mos nguroni te na kontaktoni.

Pyetje te pergjithshme mbi dhurata.com
Cfare eshte dhurata.com?
Kush e ka krijuar dhe e menaxhon dhurata.com?

Pyetje ne lidhje me ofertat tona
Si fitoj 5 dollare per cdo person qe njoftoj per sherbimin e dhurata.com?

Pyetje ne lidhje me pagesen
Sa jane cmimet e tortave, luleve, shportave dhurate etj etj?
Sa e sigurte eshte te paguash me karte krediti?
Karta ime e kreditit nuk eshte ne dollare kanadeze, si mund te paguaj ne monedhen time?
Si paguhet me cek?
Si paguhet dhe ku paguhet me para ne dore?
Si paguhet me transferte bankare?
Cfare eshte pagesa per sherbimin ne vend?
Cfare eshte pagesa e sherbimit te dhurata.com?
Cfare eshte "Ulja per Porosi te Perseritur"?
A jane cmimet e Shqiperise ne leke te reja apo te vjetra?
Pagova me karte krediti por nuk jam i sigurt qe gjithshka u procesua ne rregull!

Pyetje ne lidhje me porosine
A shkon porosia sot nese une e bej porosine ne kete moment?
A shkon porosia neser nese une e bej sot?
Nuk e kam adresen e personit, a mund ta gjeni ju vete?
Perse nuk mund te porosis njeheresh artikuj nga dy biznese te ndryshme?
Perse duhet te paguaj dy here tarifat per porosite qe shkojne ne te njejten adrese dhe kohe?
Cfare jane udhezimet e vecanta per porosine?
Si mund te porosis nepermjet telefonit?

Pyetje ne lidhje me kryerjen e porosise
A do te me njoftoni per kryerjen e porosise time?, si dhe kur do te me njoftoni?
Po sikur porosia ime te mos kryhet ne diten e caktuar?


Cfare eshte dhurata.com?
Dhurata.com eshte nje sherbim i cili i jep mundesine shqiptareve dhe kujto tjeter ne bote qe te porosisin lloje te ndryshme dhuratash surprize per te dashurit e tyre ne Shqiperi, Amerike, Kanada, Angli, Gjermani, Itali dhe Greqi.
Numuri i vendeve qe mbulohen si dhe llojshmeria e dhuratave do te jene gjithmone ne rritje.

Porositja e dhurates eshte shume shume e thjeshte sepse behet ne internet ose ne telefon brenda 10-15 minutash.

Ekzekutimi i porosise eshte shume i shpejte sepse ne shumicen e rasteve porosia e sotme mund te realizohet qe neser.
Porosia dhurate nuk fluturon nga Amerika ne Shqiperi apo e kunderta, por eshte nje mall apo sherbim qe tregetohet nga bizenset me te mira vendase me te cilat dhurata.com ka marreveshje.


Kush e ka krijuar dhe e menaxhon dhurata.com?
Dhurata.com eshte nje aktivitet i iniciuar ne vitin 2005 nga CodePassion Internet Services Inc (ose CPIS Inc), kompani Kanadeze me veprimtari ne fushen e teknologjise se informacionit.
Kliko ketu per me shume informacion.


Si fitoj 5 dollare per cdo person qe njoftoj per sherbimin e dhurata.com?
Njofto dike per sherbimin e dhurata.com dhe fito 5 dollare, njofto nje tjeter dhe fito 10 dollare e keshtu me rradhe.
Si funksionon?
- Personit qe do ti tregoni per sherbimin e dhurata.com jepini adresen tuaj email (ate email qe ju e keni perdorur ose qe do ta perdorni per vete tek dhurata.com)
- Ky person DUHET te na tregoje adresen tuaj email kur te beje porosine e tij te pare tek dhurata.com.
Per shembull tek udhezimet e vecanta te porosise klienti duhet te shkruaje: "Kjo eshte porosia ime e pare dhe sherbimin tuaj ma tregoi klienti i Dhurata.com me adrese emaili xxxx@yyyy"
- Per cdo klient te ri qe na tregon adresen tuaj email, ju fitoni 5 dollare.
- Shuma qe keni fituar do tju rimbursohet kur ju te beni nje porosi per vete.


Sa jane cmimet e tortave, luleve, shportave dhurate etj etj?
Per te pare cmimet e artikujve/sherbimeve qe ofrohen ne qytetin ku ju do te dergoni nje dhurate eshte fare e thjeshte:
Ose zgjidhni ne fillim qytetin/shtetin ku do te dergoni lulet apo dhuraten dhe pastaj shikoni cfare opcionesh keni, ose zgjidhni kategorine e dhurates qe doni te dergoni dhe pastaj shikoni nese ky sherbim ofrohet ne qytetin/shtetin ku do ta dergoni.
Me tutje zgjidhni artikullin qe deshironi, dhe ne faqen tjeter do tju dali shuma totale qe duhet te paguani.


Sa e sigurte eshte te paguash me karte krediti?
Dhurata.com aplikon te gjitha normat dhe teknologjite me te fundit per te afruar sigurine maksimale.
Siguria juaj eshte absolutisht e rendesishme per ne, sepse ndersa ju do te kompensoheni per demin nga kompania juaj e kartes se kreditit, ne humbasim te gjithe biznesin.
Nese krijoni besim tek njerezit qe jane mbrapa nje web siti, perdorimi i kartes se kreditit ne ate web site eshte me i sigurt se kudo tjeter qe ju mund ta perdorni.
Ju rekomandojme shume qe te klikoni dhe lexoni ne dy linket e meposhteme per disa njohuri baze ne kete fushe.
Sa e sigurt eshte te paguash me karte krediti ne internet?
Sa e sigurt eshte te paguash me karte krediti tek dhurata.com?


Karta ime e kreditit nuk eshte ne dollare kanadeze, si mund te paguaj ne monedhen time?
Pavaresisht nga monedha juaj e kartes se kreditit, ju gjithmone mund te paguani me karte krediti.
Totali i porosise do te llogaritet ne dollare kanadeze, por ne fund juve do tju mbahet ekuivalentja e atij totali ne monedhen tuaj.


Si paguhet me cek?
Kliko ketu per te mesuar si te paguash me cek.


Si paguhet dhe ku paguhet me para ne dore?
Kliko ketu per te mesuar si te paguash me para ne dore.


Si paguhet me transferte bankare?
Kliko ketu per te mesuar si te paguash me transferte bankare.


Cfare eshte pagesa per sherbimin ne vend?
Kliko ketu per te lexuar shpiegimet per kete pagese.


Cfare eshte pagesa e sherbimit te dhurata.com?
Kliko ketu per te lexuar shpiegimet per kete pagese.


Cfare eshte "Ulja per Porosi te Perseritur"?
Kur ju beni nje porosi te dyte apo te trete qe do te dergohet ne te njejten adrese dhe ne te njejten kohe, siti do te aplikoje automatikisht 5 dollare kanadeze ulje. Ju nuk keni nevoje per kod promocional.

Por ju lutemi lexoni me kujdes kufizimet e meposhtme:
  • Kjo ulje aplikohet per porosite qe dergohen fizikisht ne nje adrese, dhe nuk aplikohet per porosite ne te cilat clienti lajmerohet me telefon, sic eshte pershembull rasti i shumave dhurate per nje restorant.
  • Kjo ulje applikohet per dergesat ne Shqiperi, dhe nuk aplikohet per dergesat jashte Shqiperise.
  • Kjo ulje nuk kombinohet me ulje te tjera. Per shembull: nese porosia a pare eshte bere me ulje sepse ju patet nje kod promocional, siti nuk do ta aplikoje kete lloj ulje per porosine e dyte.


A jane cmimet e Shqiperise ne leke te reja apo te vjetra?
Cmimet e artikujve dhe sherbimeve ne Shqiperi jane te gjitha ne leke te reja.
Perkrah vleres ne leke jane shenuar edhe ekuivalentet e tyre ne US dollars, Canadian dollars dhe Euro.


Pagova me karte krediti por nuk jam i sigurt qe gjithshka u procesua ne rregull!
Mbasi te keni perfunduar pagesen, ju duhet te shikoni nje faqe ne te cilen jane te gjitha detajet e porosise suaj, si dhe nje numur konfirmimi te cilin ju duhet ta mbani shenim dhe te na e thoni gjate cdo komunikimi eventual me email ose telefon.
Brenda 5 deri 10 minutash nga perfundimi i pageses ju duhet te merrni 2 email-e konfirmimi:
  • nje email i fatures se blerjes nga kompania jone ne Kanada me emrin "CodePassion Internet Services" me te cilin konfirmohet pagesa.
  • nje email nga dhurata.com me te cilin konfirmohet rregjistrimi dhe transmetimi i porosise.
Nese per ndonje aresye ju nuk i merrni keto 2 email-e ju lutemi te na kontaktoni me email ose telefon.


A shkon porosia sot nese une e bej porosine ne kete moment?
Dhurata.com nuk garanton dergimin e porosise sot per sot.
Per kete aresye dita e sotme nuk paraqitet si mundesi kur juve ju kerkohet qe te zgjidhni diten e dergimit.
SIDOQOFTE per nje dhurate me destinacion ne Tirane, ju lutemi telefononi direkt perfaqesine tone dhe Tirane dhe pyeteni nese eshte e mundur.
Ne shume raste dergimi eshte i mundur, por ju duhet patjeter paraprakisht te merrni konfirmimin me telefon nga perfaqesia ne Tirane, dhe pastaj ta beni porosine.
Ju lutemi mos telefononi ne Kanada per kete pyetje, por vetem ne Tirane ne numurat:
Tel: +355 4 2236642
Cel: +355 694051701


A shkon porosia neser nese une e bej sot?
Pothuaj te gjitha llojet e dhuratave per ne Shqiperi, mund te porositen sot dhe te ekzekutohen neser (gjithmone me oren e Shqiperise).
Buqetat me lule per ne Amerike, Kanada, Angli, Itali, Gjermani dhe Greqi si dhe tortat per ne Toronto duhet te porositen te pakten dy dite perpara.


Nuk e kam adresen e personit, a mund ta gjeni ju vete?
Nese nuk kemi adresen, ne do ta marrim ne telefon paraprakisht marresin e dhurates. Kjo sigurisht do te beje qe dhurata te mos jete me plotesisht surprize.
Kur ju keni porositur pica taksi (te castit) ne sidoqofte do ta marrim ne telefon marresin e dhurates per ta pyetur se ne cfare ore i deshiron picat. Picat taksi jane te sapo pjekura dhe nuk mund te dergohen surprize pasi marresi mund te mos jete gati per te ngrene.
Ne rastet e dhuratave qe nuk dergohen ne shtepine e marresit, adresa e marresit nuk eshte e rendesishme.
Per cdo dhurate e cila porositet per tu ekzekutuar jashte Shqiperise, ju duhet patjeter te keni adresen plotesisht te sakte te marresit, perndryshe porosia nuk do te realizohet.


Perse nuk mund te porosis njeheresh artikuj nga dy biznese te ndryshme?
Ne nje porosi nuk mund te futen artikuj qe sherbehen nga biznese te ndryshme.
Kjo ndodh sepse bizneset nuk kane lidhje me njeri tjetrin dhe seicili nga bizneset duhet ta marri porosine me vete.
Pra ju duhet patjeter te beni dy porosi te vecanta. Ne te njejten porosi ju sigurisht mund te porosisni shume artikuj te te njejtit biznes.
Ne porosite e dyta apo te treta zakonisht applikohet "Ulja per Porosi te Perseritur".
Vetem kur dergesat jane per ne Tirane ne i koordinojme porosite qe ato te shkojne ne te njejtin vend dhe ne te njejten kohe.


Perse duhet te paguaj dy here pagesat e sherbimit per porosite qe shkojne ne te njejten adrese dhe kohe?
Ne shumicen ketyre rasteve siti applikon automatikisht "Uljen per Porosi te Perseritur".

Per realizimin dy porosive ne punojme me dy biznese te ndryshme dhe koordinimi i tyre qe porosite te shkojne mundesisht ne te njejten kohe e ne te njejtin vend e shton edhe me shume volumin e punes.
Jane pikerisht pagesat e sherbimit qe mbulojne shpenzimet dhe te ardhurat e ketij aktiviteti ne internet e terren, dhe qe bejne te mundur kete sherbim qe ne ofrojme.
Cmimet e mallrave pa pagesat e sherbimit jane ekzaktesisht ato c'ka ju do te paguanit po ta blinit personalisht mallin ne vend.


Cfare jane udhezimet e vecanta per porosine?
Gjate procesit te plotesimit te porosise juve do tju paraqitet mundesia qe te shkruani me fjalet tuaja cfaredo lloj deshire te vecante qe ju mund te keni ne lidhje me menyren se si do te kryet porosia juaj.
Keto deshira mund te kene te bejne me artikullin qe dhurohet, me menyren e dergimit, me menyren e lajmerimit etj, etj.
Pra shkruani ate cka do te deshironit ti thoni me goje personit qe do te kryeje porosine tuaj.
Keto udhezime NUK do ti transmetohen marresit te dhurates.


Si mund te porosis nepermjet telefonit?
Ju lutemi beni gati informacionin e meposhtem perpara se te telefononi.
  • Artikullin (artikujt) qe deshironi te beni dhurate.
  • Keto te dhena ne lidhje me marresin e dhurates: emrin e plote, nr e telefonit, adresen, pershkrimin e adreses me fjalet tuaj (vetem per adresat ne Shqiperi).
  • Diten e dergeses dhe oren e perafert.
  • Mesazhin tuaj per marresin (ne do ta shkruajme ne nje kartoline).
  • Ndonje udhezim te vecante per menyren e dergeses etj.
  • Adresen tuaj email.
Ne se mundeni ju lutemi rregjistrohuni tek dhurata.com perpara se te telefononi.

Telefono 1 888 6 DHURATA(348728) (pa pagese nga USA dhe Canada)
Telefono +1 416 4099529 (nga kudo ne bote)
Telefono +355 4 2236642 ose +355 694051701 (Shqiperi)


A do te me njoftoni per kryerjen e porosise time?, si dhe kur do te me njoftoni?
Kryerjet e porosive rregjistrohen ne fund te cdo dite. Pra ne fund te dites ju do te merrni nje email i cili do tju konfirmoje kryerjen e porosise.
Gjithashtu ju mund ta kontrolloni kryerjen e porosise direkt nepermjet dhurata.com ne faqen e pare ku thuhet "Kontrollo statusin e porosise".

Po sikur porosia ime te mos kryhet ne diten e caktuar?
Te gjithe bizneset me te cilet ne bashkepunojme jane te provuar per korrektesine dhe seriozitetin.
Nese do te hasim veshtiresi ne kryerjen e porosise, ne do tju lajmerojme po ate dite me email ose telefon.
Moskryerja e porosise pa paralajmerim mund te ndodhi vetem per shkaqe madhore. Ne nje rast te tille ne do tju rimbursojme menjehere 100%.

Nese nuk e gjetet pergjigjen e pyetjes suaj mos nguroni te na kontaktoni.

Send us your comments.
The main subject of comment:
Comment:
Your email address (enter it if you want us to get back to you):