Mos u habit

Per 12 vjet rrjesht, klientet perdite na falenderojne me email ose ne facebook.
Edhe ju do beni te njejten gje.

Komentet e vitit 2007


...dhurata u dergua sot sipas porosise. Doja t'ju falenderoja juve si dhe zoterine qe e kreu porosine. Une mbeta shume e kenaqur me efektshmerine e sherbimit, nderkohe qe mamaja kishte mbetur shume e kenaqur me cilesine e artikullit.
Ajo gjithashtu me permendi qe porosia u soll "nga nje goxha burre". This seems to have left quite an impression with my mum, who probably though this would be handled by a young typical delivery person. I is so nice that you have gone the extra mile and made this a dignified business.
Dhe njehere ju pergezoj dhe ju uroj gjithe te mirat,

Enida Bezhani

Pershendetje ``dhurata.com``
Faleminderit shume per sherbimin.Gjithshka ishte shume e bukur .,saqe personi qe mori dhuraten e konsideroi ate me te bukuren ne jeten e saj. Sa mire qe nepermjet bisnesit tuaj ne kemi mundesine ti gjendemi te dashurve prane .Jam shume e kenaqur per seriozitetin dhe korrektesine, saqe ska dyshim qe do jem ne listen e klienteve tuaj. pershendetje

Bruna Brari

Faleminderit! Xhaxhai 70-vjecar ishte ndjere shume i vleresuar dhe i emocionuar nga kartolina dhe torta e fresket!!! Ne jemi shume te kenaqur per sherbimin tuaj te shkelqyeshem dhe vemendjen. Faleminderit per gjitheshka.
Fabi

MIREDITA ILIRIAN .FALEMINDERIT, JAM SHUME E KENAQUR . POROSIA U KRYE NE KOHE .EDHE FAMILJA IME ESHTE SHUME E KENAQUR . FALEMINDERIT QE NA JEP MUNDESINE TE DERGOJME DHURATE NE VENDIN TONE DHE TE GEZOJME FAMILEN .EDHE NJE HERE JAM SHUME E KENAQUR DHE UROJ DHE SHPRESOJ TE VAZHDONI ME TUTJE EDHE ME DHURATA TE TJERA NE QYTETIN E BERATIT (SI ELEKTONIKE ,OSE JEWERLY).FALEMINDERIT

Faleminderit shume per realizimin e porosise time ne kohe. Une nuk kam asnje verejtje. Mendoj se jeni te mrekullushem qe na ofroni mundesine per te qene afer te pakten me dhurata me njerezit tane.

Ana Leonard

Pershedetje,
Deshiroj t'ju falenderoja vecanerisht per ekzekutimin e porosive nr. 24923 dhe nr. 24886! Kurorat per Perkujtimore ishin pregatitur me kujdes dhe cilesi dhe porosia ishte ekzekutuar me shume profesionalizem dhe respekt. Falenderime per Z. Ostrovica dhe bashkepuntoret e tij ne Tirane qe mundesuan te realizojne porosine time ne nje kohe kaq te shukter.

Me respekt,
Fabiana Frasheri
Kitchener, Ontario - CANADA

Dec 8 2007
Jam nje frekuentuese e shpeshte e dhurata.com dhe sherbimet ne kete site me kan bere shume pershtypje. Eshte shume i organizuar dhe sherbime mbreselense. Une kam gjyshin dhe gjyshen ne Shqiperi dhe i coj shpesh dhurata atje (ata jetojne vete atje perkoheshisht). Mbi te gjitha sherbimet, atyre ju ka bere shume pershtypje sherbimi ne restorantin SKY CLUB. Mbasi i cova nje Gift card per 70.000 leke, ato vajten atje mbi 3 here dhe jane pritur me shume miresjellje, sherbim vertet te mire. Po e coj kete email per te falenderuar Sky Club per ato momente te bukura qe i ka falur gjyshit edhe gjyshes time dhe ne te njejten kohe per ti komplimentuar te gjithe stafin qe punojne atje. Suksese dhe dhurata.com ne vazhdim. Do vazhdoj te jem klientja juaj.

Nensi Veselaj

Nov 14. 2007
Te dashur bashkeatdhetare te Dhurata.com. Ju jemi shume mirenjohes per sherbimin tuaj, si gjithnje ne kohe dhe cilesor. Faleminderit qe na keni dhene kete mundesi per t'u ndjere prane te dashurve tane ne cdo rast.

Me respekt
Ilda Papamihali

pershendetje nga ct usa doja edhe une te uroja megjith zemer stafin e dhurata.com por kjo pershendetje i ofrohet fillimisht presidentit me qender ne toronto i cili jep nje kontribut te jashtezakonshem ne kryerjen mesemiri te surprizes,pastaj degeve ne cdo qytet e me konkretisht tiranes dhe korces.per mua eshte nje kenaqesi pasi te afermit e mi jane teper te kenaqur dhe cdo gje ka qene perfekte... nje urim pasticeri dajana ne korce dhe po keshtu pica era ne tirane keni qene te jashtezakonshem ne kryerjen e porosise ju na coni sa me afer prinderve dhe te afermve ,,,pershendetje dhe urime dhurata.com reli usa

Pershendetje, 2 jave me pare tek kerkoja ne internet nje dhurate per prinderit e mi ndesha rastesisht me dhurata.com, ne fillim isha skeptik, ( *kryerje porosie brenda dites, dhe paguaj pasi porosia eshte dorezuar*) dhe gjithmone frika per te perdorur karten e kreditit on-line.
Vendosa te bej nje porosi me destinacion Tiranen, pata probleme me 2checkout.com, kontaktoj me email dhurata.com, pergjigja me erdhi brenda dites, duke me informuar qe problemi ishte zgjidhur. Gjate procesit te porosise asistenca nga ana e dhurata.com, ka qene e vazhdueshme.Porosite ishin dy, Lule + Darke (Restorant Tafaj), Lulet dergohen egzaktesisht ne adresen dhe oren qe une kerkova shoqeruar me nje kartoline, edhe kjo shkruar sipas porosise time. Njoftimi rreth darkes u administrua ne te njejten menyre. Stafi dhe sherbimi i "Taverna Tafaj" ka qene shembullor, pritja jashtezakonisht e ngrohte.
Nuk mund ta pershkruaj dot me fjale efektin surprize dhe kenaqesine qe shkaktoi e gjithe kjo tek prinderit me mi.
*Ps: Buqeta me lule, realisht eshte shume, shume me e bukur se fotot ne website, * Rreth website-it: Grafike e thjeshte (je e ngarkuar), por koncize me informatat qe te duhen, background i bardhe shume i lehte per syrin, tipik website amerikan, shume vite larg website-ve europiane (te lodhshem, te ngadalte/flashplayer type)
Verejte nuk kam, sugjerime: rritjen e numrit te sherbimeve/artikujve

Dhe se fundi, ju faleminderit per keto lloj sherbimi qe ofroni dhe qe me mundesoi realizimin e kesaj surpize te kendshme ne Tirane megjithese 2701 milje larg.
Suksese,

Julian Kucuku, USA
7/30/2007

Shume,shume ju faleminderit per sherbimin dhe gadishmerin qe treguat per te me plotesuar nje deshire kaq te madhe per urimin e mbeses time.Jeni shume te respektuar dhe te nderuar.Realizimi i deshires time ishte po ashtu edhe nje dhurat ne pamundesin e prezences time ne dasmen e mbeses time.Edhe nje here ju pershendes dhe ju uroj nga zemra ime gjithe te mirat edhe shendet ty edhe familjes tende.
Faleminderit per respektin.

Edi Gega, Toronto

Faleminderit shume dhurata.com. Kjo eshte hera e dyte qe kam bere porosi nga ju dhe jam shume e kenaqur me korrektesine tuaj, do te deshiroja qe ne rrethin tim te Fierit te kishte me shume artikuj per te zgjedhur pervec pastave. Shpresoj se do te kemi artikuj me shume ne te ardhmen.
Faleminderit perseri.

Albana Isufaj
Worcester,U.S.A

Ishte hera e pare qe perdorja dhurata.com dhe mund te them qe gjithcka ishte perfekte dhe efekti i surprizes u realizua plotesisht.
Faleminderit per korrektesine dhe cilesine e sherbimit. Gjynah qe nuk kam degjuar me pare per dhurata.com, por sigurisht qe tani e tutje ju do te jeni zgjidhja ime e pare per te derguar dhurata ne Shqiperi.

Pershendetje,

Edvin Xhahysa
Concord, ON, Canada

Pershendetje,
Sapo mora confirmimin per porosin #20839 qe ishte ekzekutuar.
Shume faleminderit per sherbimin, dhe patjeter qe do ta perdorim dhe ne ardhmen.
Sot do te postoj cekun me shumen $61.58 eshte cek # 110.
Edhe njehere shume faleminderit.

Majlinda Mukaj
Toronto

jam shume e kenaqur me kete servise, jeni shume te perpikte me orarin dhe me porosite, ju falenderoj shume qe na dhate kete mundesi per tu derguar dicka per cdo feste ,ditelindje apo ngjarje te tjera perkujtimore tek familjet tona brenda dhe jashte atdheut.

Me respect Albana Bandilli

Pershendetje,
une do deshiroja tju falenderoja per sherbimin dhe per korrektesine qe treguat. Nuk kam asnje verejtje dhe asnje sugjerim sepse sherbimi me pelqeu jashtezakonisht shume. Shume faleminderit dhe do ishte nje kenaqesi e madhe per mua qe te perdorja perseri sherbimin tuaj dhe te jeni te sigurte qe do ta bej.
Ju uroj suksese

Me respekt
Anteo Caliqi

Dua t'ju falemnderoj nga zemra per sherbimin tuaj. Prinderit e mi u kenaqen shume me surprizen dhe une gjithashtu. Eshte hera e dyte qe e perdor kete sherbim dhe sigurisht do ta perdor edhe ne te ardhmen. Ju falenderoj per kete iniciative dhe suksese ne punen tuaj. Shpresoj qe shpejt te shtohen edhe sherbime te tjera sidomos ne Korce, vendlindja ime.

Me respekt
Xheni Llogori

Jam Irena Trebicka me mirenjohjet dhe pergezimet me te mira per realizimin e suprizes.
Jam shume e gezuar qe kemi nje sherbim kaq korekt, te bukur dhe plotesisht te realizueshem Jam shume e emocionuar dhe nuk mund tju shkruaj gje tjeter pervec se tju uroj suksese ne rugen tuaj te biznesit.
Nje pershendetje te vecante kam per shpenesin e dhurates ne shtepi ishte nje njeri shume i sjellshem dhe dashur me femijen qe kishte ditlindjen dhe me prindrit e mi EDHE NJE HERE PERGEZIME NGA Irenat nga Amerika

Pershendetje Z.Lirian! My name is Elida. Kemi folur bashke rreth nje posorie qe une bera per prinderit e mi ne restorantin Era. Mesazhin tim mund edhe ta postoni ne komentet tuaja, pse jo?! Dua t'ju falenderoj edhe nje here per korrektesine dhe saktesine e sherbimit tuaj. Nena ime kishte 60 vjetorin dhe une bera nje order qe ajo te drekonte ne restorantin Era, se bashku me familjen. Ishte nje sherbim i mrekullueshem i dhurata.com. Cdo gje ishte e rezervuar ne oren dhe daten e caktuar..(megjithese ai lokal ishte shume busy). Por surpriza me e madhe ishte kur prinderit e mi shkuan atje dhe gjeten nje tufe me lule dhe nje kartoline mbi tavoline. Ishte shume impresionuese. You made them very happy.. Faleminderit edhe njehere dhe uroj qe te vazhdoni me kete sherbim te mrekullueshem..
Me respekt

Elida, Toronto

Jam shume e gezuar per kete arritje te Shqiperise. Faleminderit per sherbimin ishte nje suprize e kendeshme dhe korrekte ne kohe . Shpresoj dhe uroj ne te ardhmen te zgjerohet me shume.

Me respekt
Irini

Une kam mbetur jo vetem me pershtypje shume te mira per sherbimin e afruar nga ju por te them te drejten edhe pse shume larg njerezve te mi, me ben te ndjehem jo i vetmuar, me ben te ndjej se ne raste te vecanta te jetes ka njerez qe mendojne dhe tregojne kujdes jo vetem per bisnesin e tyre por edhe per ne si bashkeatdhetare.

Ju faleminderoj

Edmond Gjermeni

Pershendetje,
Une jam tej mase e kenaqur me porosine. Babai im kishte 55 vjetorin e torta kishte vajtur 15 min perpara ores 9:30 gje qe qe kryeveper. Ju faleminderit shume per kete mundesi qe na jepni ne imigranteve jashte shtetit. Per babin time qe surprize e mrekullueshme keshtu qe ju falenderoj juve nga thellesia e zemres. E vetmja gje qe doja te shtoja nese keni mundesi te beni porosine ne US dollars, pasi eshte ndryshe nga leku Canadez, por prap si cthote vendi yne scalon gomari nga veshet, sherbimi juaj qe i jashtezakonshem.
Ju faleminderit shume

Lorena Brewer
P.S. Torta qe prinderit e mi kishin marre qe dhe shume e shishme dhe shume e bukur, thank you!

uen desha vetem tju falemderoj per kete mundesi qe na jepni JU FALEMINDERIT SHUME pershtypjet me te mira qe kam nuk di si ti shpreh pervecse nje falemderimi nga zemra

Jam shume e kenaqur me sherbimin tuaj. Une ne fakt doja te beja te njejten surprize edhe familjes sime ne Kukes por atje nuk ofrohej ky sherbim. Shpresoj qe ne te ardhmen ju te zgjeroni hapesiren e veprimtarise suaj edhe ne qytetet e largeta. Gjithashtu mbase duhet te shtoni gamen e artikujve qe mund te porositen online.

Te fala

Dipl.Eng M. Vejseli
Tirana, ALBANIA

Tungjatjeta atje
Shume faleminderit per mundesine qe keni krijuar per te sjellur njerezit sebashku pavaresisht nga distanca gjeografike.
Prinderit e mi paten nje mbremje shume te mire te restorant Tafaj dhe sherbimi kishte qene shume i mire.Ata ishin shume te kenaqur me pritjen,ambientin,sherbimin si dhe cilesine e ushqimeve dhe pijeve.
Kamarieri dhe dhe zonjat ne recepsion ishin shume te sjellshme.
Jam i sigurte qe ne te ardhmen do te perdor perseri sherbimin tuaj dhe do ti them njerezve qe njoh ta perdorin gjitheashtu.

Faleminderit

F. Hysenlika
Bristol
15/02/2007

Shume faleminderit per zbatimin e porosise sipas kerkeses qe bera, dhe njehere ju falenderoj dhe mendoj se do i perdor perseri shebimet qe ju ofroni ne te ardhmen, dhe do mundohem tua rekomandoj dhe miqve te mi gjithashtu.
Gjithe te mirat. bye

E. Xhani

Ngela shume i kenaqur nga sherbimi i stafit dhurata.com.
Falenderoj gjitheashtu edhe Z.Ilir due Z.Nexhmedin per punen e tyre profesionale dhe ndihmen qe me dhane qe deshira ime te realizohej dhe qe dhuratat mbrriten ne kohen dhe orarin qe une kisha kerkuar. Suksese dhe pune te mbare !

Me respect,

Xh.Dubova,

Balad / Irak.

Ju falenderojme per sherbimin tuaj.
Gjithcka ishte kryer ne menyre te persosur.
Insiativa juaj eshte me te vertet per tu pergezuar . Na beni te ndjehemi me prane te afermeve edhe te dashurve tane me sherbimin tuaj..
Pergezime edhe gjithe te mirat edhe suksese te metejshme

Respekte Jona-USA

Perfitoj nga rasti per te shprehur falenderimet e mija per sherbimin nga dhurata.com. Ishte me te vertete nje realizim i perpikte i nje surprize te kendeshme.
Ne pamundesi per te qene prane te dashurve tane, ky sherbim eshte nje ide dhe nje arritje e perkryer per te kujtuar dhe pershendetur te afermit tane nga larg ne ditet e shenuara. Shpejtesia dhe saktesia e dergimit te dhuratave ne destinacian eshte me te vertete per t'u lavderuar. Dhuratat jane me se te gjetura. Do te sugjeroja me miresjellje qe te shikohej mundesia e rritjes se asortimenteve ne nje te ardhme te afert.
Edhe nje here pergezimet e mija si per idene ashtu dhe per realizimin e nje detyre sa te nevojshme aq dhe fisnike. Duke patur parasysh numrin e madh te shqiptareve ne shperndare neper bote, do te ishte me gjithe mend e nevojshme qe nje sherbim i tille te publikohet sa me shume ne menyre qe te mund te perdorej gjithenje e me shume. Une vete do te bej Ƨmos te ofroj kontributin tim modest ne kete drejtim.
Falenderime

Nestor Babameto

ju falenderoj shume perzemersisht. lulet ishin shume te bukura e kam ngelur shume e kenaqur nga sherbimi.
Edhe njehere ju falenderoj shume. Do jete kenaqesi per mua te kontaktoj perseri me juve ne te ardhmen.
DITE TE MBARE

J. Ceni, Itali

Pershendetje,
Kam ngelur me pershtytjet me te mira nga sherbimi juaj. Ju i bete vetes nje kliente te perhershme.

Eglantina

Ju jeni te mrekullueshem me kete pune qe beni. Uroj qe puna te shperblehet sa me shume seppse ju takon. Me qe ju pranoni dhe kritika une mendoj qe gjuha SHQIPE ka dhe fjale me te bukur se,,u ekzekutua,, per shembull ,,u krye,,ose ,u realizua,,

Engjell O. USA

Shume faleminderit dhe jam shume e kenaqur per sherbimin dhe korrektesine tuaj. Do te kthehem serish per te bere porosi te tjera dhe njekohesisht do tja sygjeroj dhe te gjithe atyre qe njoh qe te gjithe te kene mundesine te bejne dhurata njerezve te tyre te dashur pavaresisht se jane larg....

Ju uroj te gjithe te mirat,dhe suksese te metejshme ne punen tuaj!
Pershendetje,

A. Gjeci,
Philadelphia, USA

Shume faleminderit per sherbimin tuaj. Gezuar Festat,.....

Familja Qipo

Komentet e vitit 2007