USA/Canada 1 888 634 8728 | Albania +355 69 405 1701, +355 4 223 6642 | Toronto 1 416 409 9529

Don't be surprised

Over 4000 customers reviews down here, in Facebook and Google.
Yours will be next.


Ju falenderoj shume qe dhuraten te cilen une porosita per motren time ne Tirane ju e cuat me korrektesi ne oren dhe vendin e duhur duke i dhuruar sime motre dhe mua nje kenaqesi te rralle.Jam shume e kenaqur nga sherbimi juaj si ketu ne Toronto dhe ne Tirane .Ju uroj gezuar festat e fundvitit dhe suksese ne punen tuaj te perditshme.

Me respekt L. Skenderi, Toronto, 26, 12 2006

Pershendetje!
Porosia u krye shkelqyeshem, dhe do doja t'ju pergezoja per kete inisiative, dhe per sherbimin me standarte perendimore qe na ofruat.
Torta ishte e mrekullueshme, arriti fiks ne kohe, mesazhi qe doja une u percoll fjale per fjale :o), ishte paketuar shume bukur etj. Nuk di dmth, por mbeta shume e kenaqur. Faleminderit shume per gjithshka. Do ta perdor perseri kete sherbim dhe do t'ju them te gjithe shokeve te mi dhe miqve per kete. Jam e bindur qe edhe ata do duan ta perdorin.

Faleminderit dhe Gezuar Festat!!!

Blerta, USA, 23 12 2006

Pershendetje,
Jam shume e kenaqur me sherbimin tuaj.
Jeni te paarritshem, ju lumte!
Ju uroj suksese ne kete ndermarrje sa te thjeshte dhe origjinale qe i shkurton mijera kilometra zemrave te permalluara dhe i ben te djehen prane per nje cast.
Shpresoj te mos jete rast i vetem per mua.
Meqe jemi ne prag festash ju uroj perzemersisht Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!
Me shume respekt,
Linda, Toronto

Doja tju falenderoja shume per korrektesen, pasi porosia ishte kryer ne kohe dhe kuptohet surpriza ishte realizuar sipas planit.Kam ngelur vertet e kenaqur dhe jam e bindur qe do te vazhdoj ta perdor kete metode edhe ne te ardhmen.
Gjithashtu dhe nje shoqeje qe ja sugjerova kishte nisur nje torte para disa ditesh dhe me mori ne tel duke me falenderuar, sepse te dy palet kishin ngelur te kenaqur( derguesi dhe marresi).

Zakline, Michigan

Pershendetjet me te ngrohta ne rradhe te pare si nga ana ime gjithashtu dhe nga familja ne Shkoder.
Faleminderit per korrektesine dhe seriozitetin gjithashtu dhe profesionalizmin nga ana juaj. Na beni ne te ndjehemi krenar por me e vecanta na i mbushni zemrat me gezim familjareve tane.
Ju uroj suksese te metejshme dhe ishalla mbaresi ne te ardhmen. Ndihemi shume e mallengjyer nga surpriza, Mamase i shkonin lot gezimi, gjithashtu keni nje pergezim special nga ana e saj.
Me shume respekt

Aferdita B. toronto

Faleminderit shume per kete mundesi qe na krijoni, dhe doja te thoja qe kjo ishte surpriza me e bukur qe i eshte bere familjes sone. Jeni te mrekullueshem. Cekun e nisa dje me shumen $60.00 pasi dua te dergoj dhe nje porosi tjeter keto dite(kuptohet pasi dhe ju te keni mare cekun). Gjithashtu jam kaq e kenaqur me sherbimin tuaj dhe pershtypjet e mia po jua tregoj te gjithe shqiptareve qe njoh ne Worcester. Shpresoj dhe besoj se dhe ta do te bejne te njejten gje Me shume respekt

Bjanka Z. Worcester, USA

Jam shume mirenjohese per ekzekutimin e porosise vecanerisht se ishte nje kohe shume te shkurter kerkesa. Kjo eshte nje nga faqet me te mira qe kam frekuentuar deri ne sot.
Ju falenderoj qe meqe nuk kemi mundesi te ndodhemi ne shqiperi e ti festojme festat me te dashurit tone te pakten ndodhet mundesija tjua nejme qejfin me anen e dhuratave. Sherbimi juaj eshte shume i sakte, i shpejte dhe profesional. Te gjithe te mirat
Deno, Toronto.

Pershendetje nga Brunilda..
Jam shume mirnjohes ju qe ma mbaruat kete porosi qe per mua ka shume rendesi.
Bisnesi juaj eshte vertet shume i bukur dhe ne qe ndodhemi larg na i zvogeloni shume dhimbjen qe eshte e pa imagjinushme ne keto raste gezimesh qe ne ndodhemi kaq larg.
Ju falenderoj edhe nje here dhe ju premtoj se do jem klientja juaj e perhershme derisa mamaja ime te jete kaq larg me mua......Ju uroj gjithe te mirat dhe bisnes te mbare.
Naten e mire BRUNILDA

Po ju shkruaj per t'ju falenderuar per sherbimin e mrekullueshem qe na ofruat.
Supriza u realizua me shume perkujdesje nga perfaqesuesit tuaj ne Tirane. Buqeta ishte pergatitur sipas kerkeses (gladiola te kuqe) dhe lulet ishin te fresketa e cilesore.
Per rastesi shkrimi i zonjushes qe kishte shkruar kartolinen ishte mjaft i ngjashem me timin, si rrjedhim kartolina pati edhe me shume "efekt".
Pergezimet me te ngrohta per profesionalizmin qe tregoni.
Elona, Toronto

Ju uroj gjithe te mirat dhe puna e nisur tju veje mbare e ta vazhdoni per nje kohe te gjateeeee!
Une bera nje dhurate per nipin tim,ne pamundesi per te vajtur vete ,dhe ishte vertet nje surprize.ju falenderoj nga zemra. une ju kam tregar dhe shqiptareve te tjere qe njoh,dhe kjo eshte "the best way" te gjendesh edhe TI prane familjes tende.
ZOTI JU BEKOFTE !
Zhaneta

Sherbimi juaj vazhdon te jete i perpikte dhe mjaft cilesor.
Bizneset e listuara ne site-n tuaj jane mjaft te kujdesshem dhe te sjellshem me klientet.
Per ata qe jetojne ne North America kjo eshte shume e rendesishme.
Falemnderit.
Entela, Toronto

Shume faleminderit per mesazhin dhe per porosine.
Ju jam shume mirenjohese pasi per tim ate ka qene surpriza me e bukur ne jeten e tij. Me ka mare ne telefon me lot ne sy dhe akoma nuk e besonte qe dhurata ishte porositur nga Kanadaja.
Ju lutem falenderoni perfaqsuesin tuaj tek dyqani i luleve ne Durres, jo vetem per sherbimin ne kohe por dhe per cilesine e dhurates.
Kam marre pershtypjet me te mira per buqeten dhe menyren e ambalazhimit.
Ju garantoj qe do ta shikoni emrin tim shume shpesh pasi kam miq dhe njerez te afert ne Shqiperi qe do ta vleresonin shume shume nje surprise si ajo e sotmja dhe per njerezit qe i dua dhe i respoktoj pagesa qe ju kerkoni per sherbimin eshte me te vertete modeste.
Falenderime te sinqerta
B. Myshketa
Canada
5.0 ★★★★★
5.0 ★★★★★
5.0 ★★★★★