Pyetjet
Nese nuk e gjeni pergjigjen e pyetjes suaj, mos nguroni te na kontaktoni.
Pyetje te pergjithshme
Cfare eshte dhurata.com?
Kush e ka krijuar dhe e menaxhon dhurata.com?
Pyetje ne lidhje me pagesen
Sa e sigurte eshte te paguash me karte krediti?
Karta ime e kreditit nuk eshte ne dollare Kanadeze apo Amerikane, si mund te paguaj ne monedhen time?
Cfare eshte pagesa per sherbimin ne vend?
Cfare eshte pagesa e sherbimit te dhurata.com?
Cfare eshte "Ulja per Porosi te Perseritur"?
A jane cmimet e Shqiperise ne leke te reja apo te vjetra?
Pagova me karte krediti por nuk jam i sigurt qe gjithshka u procesua ne rregull
Pyetje ne lidhje me porosine
A shkon porosia sot, nese une e bej ne kete moment?
Nuk e kam adresen e personit, a mund ta gjeni ju vete?
Perse nuk mund te porosis njeheresh artikuj nga dy biznese te ndryshme?
Cfare jane udhezimet e vecanta per porosine?
Pyetje ne lidhje me kryerjen e porosise
A do te me njoftoni per kryerjen e porosise time, si dhe kur?
Po sikur porosia ime te mos kryhet ne diten e caktuar?
Pergjigjet
Cfare eshte dhurata.com?
Dhurata.com eshte nje sherbim qe i jep mundesine Shqiptareve kudo ne bote, te dergojne dhurata surprize te dashurve dhe miqve ne Shqiperi.
E gjithe procedura e porositjes dhe pageses behet online brenda pak minutash, dhe dergesa ne destinacion, qytet apo fshat, kryhet edhe brenda dites.
Ne rrjetin e Dhurata.com marrin pjese bizneset me serioze dhe cilesore te Tiranes dhe rretheve te Shqiperise, si dyqane lulesh, pasticeri, restorante, supermarkete, dyqane tullumbacash, suveniresh, kozmetike, veshje, per femije etj.
Dhurata.com eshte nje aktivitet i iniciuar ne vitin 2005 nga CodePassion Internet Services Inc (ose CPIS Inc), kompani Kanadeze me veprimtari ne fushen e teknologjise se informacionit.
Kliko ketu per me shume informacion.
Dhurata.com aplikon te gjitha normat dhe teknologjite me te fundit per te afruar sigurine maksimale.
Ne nuk i ruajme te dhenat e kartave te kreditit, ne vetem i transferojme ato automatikisht tek institucionet financiare.
Pavaresisht nga monedha, ju gjithmone mund te paguani me karte krediti ose PayPal.
Totali i porosise do te llogaritet ne dollare Kanadeze apo Amerikane, por karta juaj e kreditit do te beje konvertimin ne monedhen tuaj.
Kliko ketu per te lexuar shpiegimet per kete pagese.
Kliko ketu per te lexuar shpiegimet per kete pagese.
Kur ju beni nje porosi te dyte apo te trete qe do te dergohet ne te njejten adrese dhe ne te njejten kohe, siti do te aplikoje automatikisht 5 dollare kanadeze ulje.
Vini re:
1 - Kjo ulje aplikohet per porosite qe dergohen fizikisht ne nje adrese, dhe nuk aplikohet per porosite ne te cilat clienti lajmerohet me telefon, sic eshte pershembull rasti i shumave dhurate per nje restorant.
2 - Kjo ulje applikohet per dergesat ne Shqiperi, dhe nuk aplikohet per dergesat jashte Shqiperise.
3 - Kjo ulje nuk kombinohet me ulje te tjera. Per shembull, nese porosia a pare eshte bere me ulje sepse ju patet nje kod promocional, siti nuk do ta aplikoje kete lloj ulje per porosine e dyte.
Cmimet e artikujve dhe sherbimeve ne Shqiperi jane te gjitha ne leke te reja.
Perkrah vleres ne leke, do shikoni dhe ekuivalentet e peraferta ne dollare Amerikane, Kanadeze dhe Euro.
Mbasi te keni perfunduar pagesen, do tju shfaqet nje numur konfirmimi.
Brenda pak minutash nga perfundimi i pageses ju duhet te merrni 2 email-e konfirmimi
1 - email te fatures se blerjes
2 - email ne te cilin konfirmohet rregjistrimi dhe transmetimi i porosise
Nese nuk i merrni keto dy email-e, ju lutemi na kontaktoni.
Dhurata.com nuk garanton dergimin e porosise sot per sot.
Sidoqofte ne zakkonsht arrijme te dergojme edhe sot per sot. Ju lutemi na kontaktoni per ta konfirmuar rastin tuaj.
Kur adresa mungon, ne do ta marrim ne telefon paraprakisht marresin e dhurates. Kjo sigurisht do te beje qe dhurata te mos jete me plotesisht surprize.
Per cdo dhurate e cila porositet per tu kryer jashte Shqiperise, ju duhet patjeter te keni adresen plotesisht te sakte te marresit, perndryshe porosia nuk do te rregistrohet.
Ne nje porosi nuk mund te futen artikuj qe sherbehen nga biznese te ndryshme.
Kjo ndodh sepse bizneset nuk kane lidhje me njeri tjetrin, dhe seicili nga bizneset e merr porosine me vete.
Ju duhet te beni dy porosi te vecanta, dhe ne porosine e dyte apo te trete, ne automatikisht applikojme "Uljen per Porosi te Perseritur".
Ne te njejten porosi ju sigurisht mund te shtoni disa artikuj te te njejtit biznes.
Porosite per Tirane ne i koordinojme qe te shkojne bashke, kurse porosite neper rrethet e tjera do te shkojne ne kohe te ndryshme.
Gjate plotesimit te porosise online, do tju paraqitet mundesia qe te shkruani me fjalet tuaja cfaredo deshire te vecante qe ju mund te keni ne lidhje me menyren si do kryet porosia.
Ato mund te kene te bejne me artikullin qe dhurohet, me menyren e dergimit, me menyren e lajmerimit etj.
Keto udhezime NUK do ti transmetohen marresit te dhurates.
Brenda rreth nje ore nga kryerja a porosise, ne do tju dergojme nje email konfirmimi.
Te gjithe bizneset me te cilet ne bashkepunojme jane te provuar per korrektesine dhe seriozitetin.
Nese do te hasim veshtiresi ne kryerjen e porosise, ne do tju lajmerojme menjehere me email ose telefon.
Moskryerja e porosise pa paralajmerim mund te ndodhi vetem per shkaqe madhore. Ne nje rast te tille ne do tju rimbursojme menjehere 100%.
Nese nuk e gjetet pergjigjen e pyetjes qe keni, ju lutemi na kontaktoni.