USA/Canada 1 888 634 8728 | Albania +355 69 405 1701, +355 4 223 6642 | Toronto 1 416 409 9529

Ne bejme njerezit te lumtur!
Ky eshte pasioni dhe misioni yne.

Dergojme lule ne pothuaj te gjitha qytetet e Shqiperise: Tirane, Durres, Vlore, Korce, Elbasan, Fier, Gjirokaster, Shkoder etj. Ne shume rrethe ne shperndajme edhe ne fshatrat perreth.
Porosit buqeta te shumellojsheme per cdo rast: ne i dergojme ekzaktesisht sipas udhezimeve tuaja.

Per dergesat ne Tirane dhe fshatra ne bejme nje foto te momentit te dorezimit te buqetes dhe jua dergojme foton se bashku me email-in e konfirmimit te kryerjes se porosise.
Sherbimi i fotos aplikohet per te gjitha llojet e dergesave te Dhurata.com ne Tirane, si dhe ne shumices a dergesave neper rrethe.

Qe prej vitit 2005, me dhjetra mijera buqeta lulesh e dhurata, me dhjetera mijera njerez te lumtur anembane Shqiperise.

Lule ne Vlore e fshatra

Lule te fresketa per te dashurit tuaj, nga dyqani me i mire i luleve Vlore.
Bejme edhe sherbim brenda dites, por ju duhet te na kontaktoni per tjua konfirmuar.

Lule ne Shkoder e fshatra

Lule natyrale te fresketa per cdo rast kudo ne Shkoder nga dyqani me i mire i qytetit.
Parimi i dyqanit eshte qe te mos shesi thjesht lule, por te transmetoje ato qe per ne jane shume te rendesishme: emocionet.

Lule ne Sarande

Buqeta me lule te fresketa nga dyqani me i mire i luleve ne Sarande.

Mesazhin tuaj ne do ta shkruajme ne nje kartoline te posacme qe marresi do ta gjeje ne mes te buqetes.

Lule ne Korce, Pogradec dhe fshatra

Dergo lule te fresketa te dashurve tuaj ne Korce, Pogradec dhe fshatra, per ditelindje, pervjetore apo cdo rast tjeter.

Lule ne Elbasan e fshatra

Dergoi lule te dashurve tuaj ne Elbasan, me dyqanin me te mire te qytetit.
Dyqani tregton lule natyrale te fresketa te vendit dhe te importuara nga jashte.

Lule ne Kruje

Buqeta me lule te fresketa nga dyqani i luleve ne Fush Kruje.

Lule ne Lushnje

Lule natyrale te fresketa per cdo rast kudo ne Lushnje, Rrogozhine dhe Peqin.

Lule ne Fier, Patos e fshatra

Dergoi lule te dashurve tuaj ne Fier dhe ne lokalitetet perreth.
Dyqani yne ne Fier tregton lule natyrale te fresketa te vendit dhe te importuara nga jashte.

Lule ne Gjirokaster

Ne dergojme buqeta me lule te fresketa nga dyqani i luleve ne Gjirokaster.
Vini re qe ne akoma nuk dergojme dot lule ne zonat perreth Gjirokastres, pra dergojme vetem brenda qytetit.

Lule ne Tirane e fshatra

Buqeta me lule te fresketa te thurura me plot shije, stil e fantazi nga floristi me i mire ne Tirane.

Ne do tju dergojme nje foto nga momenti i dorezimit te dhurates. Nese marresi nuk deshiron te dali ne foto ne do te fotografojme vetem lulet.

Lule ne Durres Kavaje dhe fshatra

Porosisni lule per te dashurit tuaj ne Durres, ne do tja cojme surprize ne dere.
Ne do ta shkruajme mesazhin tuaj ne nje kartoline te posacme qe marresi do ta gjeje ne mes te buqetes.

Lule ne Berat

Buqeta me lule te fresketa nga dyqani me i mire i luleve ne Berat.

Lule ne Tepelene

Buqeta me lule te fresketa ne Tepelene dhe fshatrat perreth.
Dyqani yne ne Tepelene tregton lule natyrale te fresketa te vendit dhe te importuara nga jashte.

Studimi i thelle shkencor i luleve e ka fillimin jo shume kohe me pare por bukuria e tyre eshte cmuar nga njerezimi prej mijera vitesh.
Kultivimi i tyre ne historine e njerezimit eshte i lidhur me krijimin e kopshteve, lindja e te cilave ju perket koheve me te lashta.
Bimesia e Shqiperise, ne saje te shumellojshmerise e te gershetimit te klimave te ndryshme, te larmise se shkembinjve amnore dhe te relievit te perthyer eshte mjaft e pasur: me rreth 3200 lloje te ndryshme. Ne te gjenden shume bime te dobishme, si aromatike-mjekesore, zbukurimi, etj.

Lulet e rralla shqiptare nuk kane te bukur vetem emrin, shume prej tyre jane edhe vete shume shume te bukura. I tille eshte zambaku qe rritet ne Lure, ne Malin me Gropa, ne Martanesh, ne Llogara, etj. Me petalet e tij ne ngjyre portokalli ai u jep nje bukuri te rralle ketyre vendeve dhe duket sikur ka lindur nga buzeqeshja e shkembit. Botanisti qe e zbuloi kete bime e quaji Lilium Albanicum, qe do te thote zambaku Shqiptar.
Shqiptaret kane nje tradite te vjeter popullore te dashurise e kultivimin e luleve, e kjo tradite eshte trasheguar brez pas brezi. Bukuria e formave dhe e ngjyrave te tyre ka terhequr vemendjen e stregjysherve tane. Per kete flasin vizatimet ne mure e qeramike, skalitjet ne gur, dru, hekur, bronz, bakere argjend, qindizmat ne veshjet kombetare, qilima, jasteqe, shami, etj etj.
Oborret e shtepive te thjeshta kane pasur gjithnje shumellojshmeri: borzilok, trendafil, lulemisiri, manushaqe, karafila, zymbyla, zambake, lulepatate, tulipane, narcisa, gladiola, luleshqera, salvia te kuqe, lulepatate (Dahlia), krizantema, asparaguse, lule vile kineze, fikus, gjetheshqiponje, goje ujku, begonja te ndryshme, etj etj.
Ato i kane mbjelle dhe i kane rritur me dashuri gjyshet dhe nenat tona Shkodrane, Tiranase, Elbasanase, Gjirokastrite, Korcare, etj, duke zbukuruar oborret dhe postatet prej guri te lyera me gelqere, shkallet ose dritaret, ndonese shtepite mund t'i kishin pa oxhak dhe pa tavan.
Llojshmeria ne oborret e ketyre shtepive, ka qene e madhe dhe ndryshonte nga nje krahine ne tjetren.
Emra te tilla si trendafilat, karafilat, borziloku, etj njiheshin dhe kultivoheshin ne te gjithe Shqiperine, por ka edhe te tjera qe jane karakteristike per nje krahine te caktuar.

Dashuria e popullit tone artist per lulet eshte perjetesuar edhe ne shume kenge popullore. Ja disa tituj te ketyre kengeve: "Celu si mimoza", "Mimoza e dashurise", "Cel si gonxhe dashuria", "Lule t'bukura sjell pranvera", "Vajze moj, lule moj", "Kur celin bozhuret", "Keputa nje gjethe dafine", "O zambak, zambaku i bardhe", "Zambaku i Prizrenit", "Lule t'bukura ka Tirana" etj etj.

Nje buqete e fresket eshte stolia e festave tona te shenuara e ne jua dhurojme prinderve, shokeve, miqve, te aferme dhe te dashurve tane.
Eshte kjo tradite jona e hershme qe ideoi krijimin e sherbimit te dhurata.com

5.0 ★★★★★
5.0 ★★★★★
5.0 ★★★★★