Cmimi origjinal:
7,000 Leke
Mireseardhja e klientit duke i ofruar nje caj detox.
E shoqerojme klientin ne zonen e relax ku mund te shfrytezoj ambjentin e kendshem dhe sauna per rreth 30 min.
Ofrojme sipas deshires shampanje, fruta, caj, kafe.
Mbas zones Relax, estetistja e shoqeron klientin ne dhomen e trajtimit, qe eshte pergatitur me perpara me qirinj aromatizues dhe ne sfond e shoqeron muzika relaksuese.
Ky trajtim eshte shume i kendshem e relaksues per trupin e mendjen.
Efekti qe japin ekstraktet e perles, pervec rigjallerimit e ushqimit te lekures eshte dhe shume i dashur e i kendshem edhe per mendjen.
Trajtimi fillon me eksfoliantin e trupit, qe ndihmon ne largimin e qelizave te vdekura te trupit duke i dhene gjalleri lekures.
Pastaj vendoset maska me ekstrakte te perles dhe lihet per 20 minuta.
Nderkohe qe klienti eshte ne maske, pastrohet fytyra me late, tonic.
Behet scrub per pastrimin e qelizave te vdekura dhe vendoset maska me ekstrakte perle qe lihet per 15 minuta.
Pastaj estetistja ndihmon klientin te heqi masken e floririt (sipas deshires klienti ose ben dush, ose pastrohet me peshqir te ngrohte).
Behet masazhi relax per 30 min si edhe masazhi i fytyres.
Ky trajtim zgjat 2 ore.