Ne bejme njerezit te lumtur!
Ky eshte pasioni dhe misioni yne.
Dergojme lule ne pothuaj te gjitha qytetet e Shqiperise: Tirane, Durres, Vlore, Korce, Elbasan, Fier, Gjirokaster, Shkoder etj. Ne shume rrethe ne shperndajme edhe ne fshatrat perreth.
Porosit buqeta te shumellojsheme per cdo rast: ne i dergojme ekzaktesisht sipas udhezimeve tuaja.
Per dergesat ne Tirane dhe fshatra ne bejme nje foto te momentit te dorezimit te buqetes dhe jua dergojme foton se bashku me email-in e konfirmimit te kryerjes se porosise.
Sherbimi i fotos aplikohet per te gjitha llojet e dergesave te Dhurata.com ne Tirane, si dhe ne shumices a dergesave neper rrethe.
Qe prej vitit 2005, me dhjetra mijera buqeta lulesh e dhurata, me dhjetera mijera njerez te lumtur anembane Shqiperise.
Studimi i thelle shkencor i luleve e ka fillimin jo shume kohe me pare por bukuria e tyre eshte cmuar nga njerezimi prej mijera vitesh.
Kultivimi i tyre ne historine e njerezimit eshte i lidhur me krijimin e kopshteve, lindja e te cilave ju perket koheve me te lashta.
Bimesia e Shqiperise, ne saje te shumellojshmerise e te gershetimit te klimave te ndryshme, te larmise se shkembinjve amnore dhe te relievit te perthyer eshte mjaft e pasur: me rreth 3200 lloje te ndryshme. Ne te gjenden shume bime te dobishme, si aromatike-mjekesore, zbukurimi, etj.
Lulet e rralla shqiptare nuk kane te bukur vetem emrin, shume prej tyre jane edhe vete shume shume te bukura. I tille eshte zambaku qe rritet ne Lure, ne Malin me Gropa, ne Martanesh, ne Llogara, etj. Me petalet e tij ne ngjyre portokalli ai u jep nje bukuri te rralle ketyre vendeve dhe duket sikur ka lindur nga buzeqeshja e shkembit. Botanisti qe e zbuloi kete bime e quaji Lilium Albanicum, qe do te thote zambaku Shqiptar.
Shqiptaret kane nje tradite te vjeter popullore te dashurise e kultivimin e luleve, e kjo tradite eshte trasheguar brez pas brezi. Bukuria e formave dhe e ngjyrave te tyre ka terhequr vemendjen e stregjysherve tane. Per kete flasin vizatimet ne mure e qeramike, skalitjet ne gur, dru, hekur, bronz, bakere argjend, qindizmat ne veshjet kombetare, qilima, jasteqe, shami, etj etj.
Oborret e shtepive te thjeshta kane pasur gjithnje shumellojshmeri: borzilok, trendafil, lulemisiri, manushaqe, karafila, zymbyla, zambake, lulepatate, tulipane, narcisa, gladiola, luleshqera, salvia te kuqe, lulepatate (Dahlia), krizantema, asparaguse, lule vile kineze, fikus, gjetheshqiponje, goje ujku, begonja te ndryshme, etj etj.
Ato i kane mbjelle dhe i kane rritur me dashuri gjyshet dhe nenat tona Shkodrane, Tiranase, Elbasanase, Gjirokastrite, Korcare, etj, duke zbukuruar oborret dhe postatet prej guri te lyera me gelqere, shkallet ose dritaret, ndonese shtepite mund t'i kishin pa oxhak dhe pa tavan.
Llojshmeria ne oborret e ketyre shtepive, ka qene e madhe dhe ndryshonte nga nje krahine ne tjetren.
Emra te tilla si trendafilat, karafilat, borziloku, etj njiheshin dhe kultivoheshin ne te gjithe Shqiperine, por ka edhe te tjera qe jane karakteristike per nje krahine te caktuar.
Dashuria e popullit tone artist per lulet eshte perjetesuar edhe ne shume kenge popullore. Ja disa tituj te ketyre kengeve: "Celu si mimoza", "Mimoza e dashurise", "Cel si gonxhe dashuria", "Lule t'bukura sjell pranvera", "Vajze moj, lule moj", "Kur celin bozhuret", "Keputa nje gjethe dafine", "O zambak, zambaku i bardhe", "Zambaku i Prizrenit", "Lule t'bukura ka Tirana" etj etj.
Nje buqete e fresket eshte stolia e festave tona te shenuara e ne jua dhurojme prinderve, shokeve, miqve, te aferme dhe te dashurve tane.
Eshte kjo tradite jona e hershme qe ideoi krijimin e sherbimit te dhurata.com