USA/Canada 1 888 634 8728 | Albania +355 69 405 1701, +355 4 223 6642 | Toronto 1 416 409 9529

Na vjen keq, ky sherbim nuk eshte aktiv per momentin.
Ne do ta fillojme sherbimin sapo biznesi lokal te jete gati.


Lulet ne Tirane

Lulet jane jete, me lulet njeriu kenaqet, clodhet dhe enderron.
Tirana, si shume qytete te tjera te Shqiperise, eshte nje qytet qe i ka pasion lulet. Ato i kemi neper dhomat tona, i kemi ne ballkonet tona, ne oborret e shtepive, neper lulishte.
Ne vitet e fundit eshte shtuar numri i dyqane te dedikuara per shitjen e luleve si dhe po permiresohet cilesia e llojshemria e luleve qe sherbejne. Sidoqofte akoma jo te gjitha jane te furnizuare ritmikisht.

Ne Tirane ndodhet Kopshti Botanik i Shqiperise. Ndertimi per kopshtin botanik ka nisur ne vitin 1964 dhe ka perfunduar ne vitin 1971. Ai ze nje siperfaqe prej rreth 15 ha dhe shtrihet ne shpatet kodrinore jugore te Tiranes.
Kopshti Botanik eshte institucioni i vetem ne Shqiperi, me karakter kerkimor, kulturor dhe edukues.
Ne vitin 1981 u publikua per here te pare Treguesi i Farave (Index Seminum), i cili shkembehet me rreth 160 Kopshte Botanike ne mbare boten. Ne kete menyre shkembehen vazhdimisht fara dhe informacion shkencor per floren dhe bimesine e Shqiperise.
Ky kopsht eshte anetar i Internacionales se Ruajtjes se Kopshteve Botanike (BGCI, Botanical Garden Conservation International), dhe ka qene mjaft aktiv ne disa projekte, si Interreg II, Corine, Emerald, Peen-See, etc.